SUPERLIGA U18

Bashkimi U18 fiton në Mitrovicë
7 November, 2017 @12:04
Bashkimi U18, arriti një fitore shumë të rëndësishme në Mitrovicë kundër Trepçës.
Skuadra nga Prizreni e mposhti kundërshtarin me rezultat 69-73.
Kjo ishte fitorja e tretë e Bashkimit në 5 ndeshjet e zhvilluara, derisa aktualisht gjendet në pozitën e katërt, ndërsa gjatë javës pritet të zhvillohet ndeshja e mbetur nga xhiroja e katërt, që nuk është zhvillua me Pejën për shkak të mungesës së termineve.