DEMIR INSAAT - KHIMIK

Pamje nga ndeshja Demir Insaat - Khimik sonte/ Foto: fibaeuropecup
3 ekipe me 3 fitore në grupin e Prishtinës
8 November, 2017 @22:19
Demir Insaat ka shënuar fitore falë lojës së mirë në çerekun e fundit sonte ndaj Khimikut ukrainas, për të shpëtuar nga befasia në Grupin G të FIBA Europe Cup.
Me këtë fitore, 80-76, Demir Insaat tash ka arritur në tre fitore nga 4 ndeshje, sa ka edhe Belfius Mons-Hainaut, ndërsa Prishtina ka po aq fitore, por nga 5 ndeshje.
Në xhiron e fundit, Sigal Prishtina duhet t’i përvjelë mëngët dhe të arrijë fitore ndaj Demir Insaatit në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, ashtu që të sigurojë kalimin në fazën e radhës.
Duelet e mbetura të Grupit G janë: Belfius Mons - Demir Insaat, Sigal Prishtina - Demir Insaat dhe Khimik - Belfius Mons.
Opcionet janë të hapura për të tre skuadrat, pasi që dy vendet e para dërgojnë në fazën e dytë të FIBA Europe Cup.
TABELA AKTUALE E GRUPIT G:
1 | Sigal Prishtina KOS | 3-2 | ||
2 | Belfius Mons-Hainaut BEL | 3-1 | ||
3 | Demir Insaat TUR | 3-1 | ||
4 | Khimik UKR | 0-5 |