NË TIRANË
Tirana shton edhe një amerikan në skuadër
8 November, 2017 @22:30
Faqja zyrtar e Ligës Ballkanike ka bërë të ditur se ekipi i Tiranës, ka shtuar edhe një amerikan në skuadër.
Christopher Hill, alo, 203 centimetra i gjatë do të jetë lojtar i ri i bardhekaltërve nga kryeqyteti i Shqipërisë, që do të debutojë që në ndeshjen e radhës për Tiranën.
Dueli i radhës për Tiranën është ndaj Levski 2014, nesër mbrëma në Tiranë.
Tirana ka bilanc 2-2 aktualisht në BIBL.