ALTIN MORINA te YLLI

Altin Morina, me fanellë të Yllit në pjesën pranverore të stinorit 2015/16/ BOROZANI/ A. P.
Ylli shton Altin Morinën në ekip
10 November, 2017 @9:21
Basketbollisti që deri tash ka qenë i lirë këtë stinor, Altin Morina, ka arritur marrëveshje me skuadrën e Golden Eagle Yllit.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë skuadra suharekase, që po kalon një stinor impresiv për momentin dhe aktualisht është në pozitën e tretë të klasifikimit në Superligë pas 8 ndeshjeve të zhvilluara.
Morina, playmaker, 23 vjeç, 194 centimetra i gjatë, më parë ka luajtur për Bashkimin, Yllin dhe Rahovecin.
Ylli këtë fundjavë është mysafir i ekipit të Rahovecit në derbin e ekipeve të ngritura këtë stinor, derisa përballja zhvillohet në Shani Nushi të Gjakovës, të shtunën (11 nëntor) me fillim prej orës 16:00.