ROCKETS - CAVALIERS

nba.com
“Raketa” godet Clevelandin
10 November, 2017 @10:30
Në ndeshjen kundër Houstonit dhe Clevelandit, fitues doli Rockets duke e mposhtur kundështarin me rezultat 117-113.
Houston gjatë ndeshjes epërsinë e kishte ngritur deri më 18 pikë, ndërsa Cleveland edhe pse e zbriti këtë epërsi disa herë, në fund nuk arriti ta mposhtë kundërshtarin.
James Harden shkëlqeu në këtë ndeshje duke luajtur me shifrat magjike triple-double 35 pikë, 13 asistime, 11 kërcime dhe 5 topa të vjedhur (një performancë e tillë për herë të fundit është bërë nga Michael Jordani në vitin 1989).
Në anën tjetër, si gjithmonë, LeBron James ishte në skenë me 33 pikë e 7 asistime, por nuk arriti ta ndalë humbjen e radhës.
Houston Rockets e regjistroi fitoren e nëntë të stinorit dhe u vendos në krye të Konferencës Perëndimore, derisa Clevelandi me 5 fitore e 7 humbje gjendet në pozitën e 11-të në Konferencën Lindore.