BARCELONA - ANADOLU EFES

euroleague.net
Anadolu Efesi regjistron fitoren e parë
10 November, 2017 @11:22
Pas 6 xhirove të luajtura, skuadra turke Anadolu Efes e regjistroi fitoren e parë të stinorit në Euroleague.
Fitorja e parë e Efesit erdhi kundër Barcelonës me rezultat 89-85 si mysafir në palestrën “Palau Blaugrana”.
Më i mirë te skuadra turke ishte Vladimir Stimac me 22 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Errick McCollum dhe Ricky Ledo, që luajtën me nga 21 pikë secili.
Te Barcelona u dallua françezi Kevin Seraphin me 19 pikë.
Kjo ishte fitorja e parë e Efesit, ndërsa humbja e katërt e Barcelonës pas 6 xhirove të luajtura në Euroleague.