Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KONFERENCA ME DETAJE

Final Four në Karagaç, detajet të enjten

Ekipi i KB Ylli, që fitoi trofeun e parë të Ligës Unike

Final Four në Karagaç, detajet të enjten


13 April, 2022 @13:37

Liga Unike ka zyrtariuzar Karagaçin si organizator i Final Fourit të garës finale të stinorit 2021/22, ku Ylli do të kërkojë mbrojtjen e titullit të fituar në edicionin e kaluar.

Duelet gjysmëfinale të Final Fourit janë ajo në mes të Pejës dhe Prizrenit’16, ndërsa në anën tjetër kampioni i parë dhe aktual i ligës, Ylli luan ndaj Teutës.

Një konferencë për media do të organizohet në zyren e FBK-së në enjten me fillim prej orës 13:00, ndërsa aty KB Peja do ta nënshkruajë marrëveshjen për organizim të garës.

Aty do të shpalosen edhe detaje tjera, ndërsa jozyrtarisht deri tash është bërë e ditur se ndeshjet do të luhen më 20 e 21 prill, ku në ditën e parë zhvillohen gjysmëfinalet, ndërsa të nesërmen finalja e madhe për trofe. Ndërsa bileta për të gjitha ndeshjet e Final Four pritet të jetë 10 euro, biletë dyditore.

Kujtojmë edicionin e parë të Ligës Unike, ajo u luajt në formë të turneut si Final 8, pasi që pandemia ndaloi zhvillimin në formë lige si këtë stinor. Ylli u bë kampioni i parë i kësaj lige, pasi që mposhti Pejën në finale. Ata ka mundësi që takohen edhe këtë stinor në finale, nëse kalojnë pengesat gjysmëfinale. Ylli kishte mposhtur Pejën në finalen e kaluar 82-79 për të marrë trofeun e parë në histori të klubit, ndërsa Erjon Kastrati ishte shpallë MVP i finales, nga ekipi që drejtohet ende nga Adis Beciragic.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike