OLYMPIACOS & REAL
Finalistët, pa gabime
7 December, 2013 @22:41
Kampioni aktual i Euroleague, Olympiacos dhe nënkampioni Real Madridi janë të vetmet skuadra që pas tetë xhirove ende nuk kanë pësuar humbje në garën më të fortë europiane të basketbollit.
Të udhëhequr nga MVP i stinorit të kaluar Vasilis Spanoulis 31 vjeçar vazhdon të jetë zemra dhe truri i ekipit duke kaluar çdo pengesë me sukses. Kështu athinasit që po punojnë nën urdhërat e trajnerit Georgios Bartzokas kanë kaluar pa problem pengesat si Galatasaray, Unicaja, Bayern, Montepaschi Siena dhe Stelmet për të pasur bilanc 8 fitore e asnjë humbje deri më tani.
E të njejtën gjë prej 24 skuadrave ka arritur që ta bëj deri më tani vetëm edhe Real Madridi në Grupin B, ashtu sikurse Olympiacosi në Grupin C. Madrilenët nën trajnerin Pablo Laso dhe me lojtarë si Rudy Fernandez e Sergio Llull që sikurse në stinorin e kaluar kanë bartur barrën kryesore në ekip, kanë arritur të kalojnë pengesat si Efes, Armani Milan, Zalgiris, Brose Bamberg dhe Strasbourg.