DERBI
Feneri fiton edhe në Moskë
6 December, 2013 @22:32
Fenerbahçe Ulker, për ta përfunduar Grupin A në vend të parë, arriti një fitore me vlerë shumë të madhe ndaj CSKA Moskës, në Rusi.
Ndeshja ishte totalisht e barabartë, ku në çerekun e fundit, më pak gabime bëri skuadra turke dhe arriti një fitore me rezultat 78-74.
Është bërë e zakonshme, por lojtari i ndeshjes përsëri ishte ylli kroat Bojan Bogdanovic me 18 pikë e pesë kërcime, ndërsa kosovari Kenan Spahi luajti 15 minuta me 7 pikë dhe ishte i saktë 100% nga vija e gjuajtjeve të lira dhe nga tentime për dy dhe tre pikë.
Ndërsa për CSKA Moskën, u dallua Sonny Weems me 20 pikë.
Kjo ishte fitorja e shtatë e skuadrës së Kenanit, e cila ka vetëm një humbje dhe gjendet në pozitën e parë në Grupin A.
Video
CSKA-Fenerbahce