E TRETA
Trepça kap ritmin e fitoreve
5 December, 2013 @20:03
Ish kampionja e Kosovës në basketboll, Trepça, ka arritur të shënojë fitore bindëse ndaj Dritës së Gjilanit për të ngritur numrin e fitoreve të saj në gjashtë dhe për të mbetur e vetmuar në vendin e tretë të tabelës së klasifikimit.
Basketbollistët e Israel Martinit kanë hyrë në një formë mahnitëse dhe pasi që për pak befasuan Pejën, ata mposhtën RTV 21-shin si mysafir, kurse sonte edhe gjilanasit dhe atë me 37 pikë epërsi dallim.
Xehetarët në çerekun e parë ndalën totalisht gjilanasit duke bërë rezultatin 30-8 në fund të dhjetëminutëshit të parë, derisa më vonë kjo epërsi luhatej sipas nevojës së tyre.
Tash Trepça në fundjavë do ta ketë edhe një duel të vështirë, atë ndaj Bashkimit në Sezai Surroi, ku me fitore do të mund të arrinte një hap të madh përpara të qëndrimit më të gjatë në vendin e tretë - vetë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore
Trepça | Drita | ||
Çereku i parë | 30 | 8 | |
Çereku i dytë | 24 | 23 | |
Çereku i tretë | 25 | 21 | |
Çereku i katërt | 31 | 21 | |
Kërcime | 38 | 35 | |
Asistime | 27 | 13 | |
Bllokada | 3 | 2 | |
Topa të vjedhur | 12 | 5 | |
Topa të humbur | 10 | 19 | |
Tentime për tre pikë | 13/30 | 6/19 | |
Tentime për dy pikë | 29/48 | 23/54 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 13/18 | 9/14 |
Statistikat individuale te Trepça
1 | Korab Prekazi | 22 pikë | 3 kërcime | |
2 | Jan Orfila | 17 pikë | 11 kërcime | 1 asistim |
3 | Gazmend Asllani | 16 pikë | 5 asistime | |
4 | Joshua Brown | 15 pikë | 6 asistime | 2 kërcime |
5 | Robert Goff | 13 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
6 | Arian Tahiri | 11 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
7 | Valdrin Haxhiu | 8 pikë | 5 asistime | 1 kërcim |
8 | Fikret Handzic | 5 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
9 | Imer Tahiri | 2 pikë | 1 kërcim | |
10 | Safet Mustafa | 1 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Drita
1 | Driton Sylejmani | 27 pikë | 5 kërcime | |
2 | Jermelle Fraser | 25 pikë | 8 asistime | 5 kërcime |
3 | Takais Brown | 11 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
4 | Leutrim Bajrami | 4 pikë | 7 kërcime | |
5 | Laurant Ibrahimi | 4 pikë | 1 kërcime | 1 asistim |
6 | Kushtrim Bajramaliu | 2 pikë | 8 kërcime |