RIVALËT
Kumanova harron humbjen
5 December, 2013 @9:06
Skuadra maqedonase, Kumanovo, ka arritur që të shënojë fitoren e parë në ndeshjen e parë si mysafir këtë stinor në Balkan League dhe gjithashtu ka dalë në vendin e parë të tabelës.
Kjo ka qenë fitorja e pestë me radhë e kumanovarëve, të cilët mbrëmë kanë mposhtur Teodon e Malit të Zi. Kumanova e ka vetëm një humbje në Balkan League dhe atë e mban që nga xhiroja e parë kur patën humb nga Sigal Prishtina.
Vukasin Mandic ka qenë lojtari më efikas i ndeshjes dhe më i dalluari në radhët e Kumanovos me 27 pikë të shënuara, derisa Uros Lukovic ka shënuar 10 pikë tjera në fitoren e ekipit maqedonas.
Te humbësit, Savo Djikoanovic me 17 pikë dhe Nikola Korac me 13 pikë, kanë qenë më të dalluarit.
Teodo ka regjistruar humbjen e gjashtë të stinorit, krahas 1 fitoreje që e kanë.
Sonte, në rast të fitores ndaj Craiovës, Sigal Prishtina mund të arrijë lidershipin e ligës ballkanike.