Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DËNIMET

Euroleague dënon ashpër

euroleague

Euroleague dënon ashpër


4 December, 2013 @16:40

Në ndeshjen Olympiacos - Galatasaray Liv Hospital, në fund të çerekut të katërt, janë përleshur ashpër ca lojtarë.

Në një sulm të kampionit aktual Olympiacos, lojtari Mirza Begic, duke depërtuar e kishte përdorur bërrylin, duke e goditur lojtarin Pops Mensah-Bonsu dhe pastaj filloi përleshja e tyre e ashpër ku u diskualifikuan nga loja.

Komisioni disciplinor i Euroleague, në lidhje me këtë rast, i caktoi edhe dënimet.

Mirza Begic, nuk do të luaj në katër ndeshjet e radhës dhe është gjobitur me 15 mijë euro.

Georgios Printezis, do të mungojë në tre ndeshjet e radhës me Olympiacosin dhe është gjobitur me 10 mijë euro, kurse Pops Mensah-Bonsu i Galatasarayit, gjithashtu është dënuar me tre ndeshje mos lojë dhe do të duhet të paguajë 10 mijë euro gjobë.


Video

Përleshja e lojtarëve



 
Të gjitha lajmet nga Euroleague