Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERRICK ROSE

Mund të kthehet në Play Off

REUTERS

Mund të kthehet në Play Off


6 December, 2013 @10:56

Super ylli i Chicago Bullsit, Derrick Rose, në një konferencë për shtyp, tregoi planet dhe gjendjen e tanishme përreth lëndimit.

Rose, i cili në vitin 2012 pësoi një lëndim tepër të rëndë, ku i kushtoi me një stinor e gjysëm, duke e shikuar skuadrën e tij nga banka e rezervistëve, kësaj radhe e lëndoi gjurin tjetër dhe u detyrua që ta përmbyllë stinorin, i cili ia nisi shumë mirë për atë dhe ekipin e tij.

Në lidhje me lëndimin dhe planet e tij në të ardhmen, Derrick Rose tha: 

Unë jam një lojtarë i veçantë, historia ime në parket nuk ka përfunduar, qëllimet e mëdhaja që i kam më mbajnë në lojë, nuk mund ta humbasë besimin, çmimet personale mund të fitoni gjithmonë, por njësi për matjen e karrierës sime do të jetë kampionllëku “.

Nëse terapia kalon siç duhet, mund të kthehem në Play Off”, tha Rose, transmeton nba.com. 

Derisa pyetjes se a duhet të planifikojë Bullsi një të ardhme pa Rose, ky i fundit iu përgjigjë me ironi. 

Për të dëshiruar këtë, duhet të jeni budalla”.

Tek faza e rehabilitimit, Derrick Rose shtoi notimin edhe jogën i cili mendon se do të ndihmoi për shërimin e tij dhe kthimin më të shpejtë në parket. 


 
Të gjitha lajmet nga NBA