NEW YORK
Derbi lokal i Knicksit
6 December, 2013 @13:28
Derbi lokal i New Yorkut, i takoi skuadrës së Knicksit. Që të dyja skuadrat e New Yorkut, Knicks dhe Nets, nuk ia nisën stinorit mirë.
Megjithatë, Knicks e mposhti Brooklyn Netsin pas nëntë humbjeve, me rezultat 113-83 në Barclays Center. Faktori kryesor i fitores ishte saktësia nga vija e treshit, ku djelmoshat e trajnerit Mike Woodson shënuan 16 herë, që bëri dallimin në ndeshje.
Carmelo Anthony bëri double-double me 19 pikë e 10 kërcime, kurse në anën tjetër, te rivali lokal, më i miri ishte Brook Lopez me 24 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.
New York Knicks, e regjistroi fitoren e katërt, krahas 13 humbjeve, ndërsa Brooklyn Nets ka bilanc prej pesë fitoreve e 14 humbjeve dhe që të dyja skuadrat gjenden kah fundi i tabelës.
Video
Akcioni i J.R Smithit