KAMPIONJA
Peja, me përvojë ndaj Besës
7 December, 2013 @17:06
Peja e Daniel Lutzit si duket po i ktheht formës së vjetër pas fitores ndaj Sigal Prishtinës. Ata kanë arritur të mposhtin lehtësisht edhe Besën, rivalin lokal të tyre sot, 88-69, pas fitores së parë në ligën ballkanike në mesjavë ndaj Craiovës rumune.
Pejanët kështu kanë arritur të shënojnë fitoren e dhjetë të këtij stinori dhe të dytën ndaj Besës që udhëhiqet nga Boris Kurtovic.
Verdhezinjtë kanë qenë më të mirë në fund të takimit dhe kanë arritur me mund deri te fitorja. Në anën tjetër, Besa ka regjistruar humbjen e tetë të stinorit. Besa ka arritur t’i bëj ballë kampiones gjatë gjithë pjesës së parë, derisa në fund vendosi përvoja.
Peja xhiron e ardhshme i shkon në mysafirllëk Dritës së papërshtatshme në Gjilan, derisa Besa do të kërkojë fitoren në Ferizaj, në ndeshje ndaj Kastriotit.
Edhe Peja edhe Besa kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar për shkak të shtyrjes së ndeshjeve të mesjavës për shkak të angazhimit të Pejës dhe Sigal Prishtinës në ligën ballkanike.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore
Peja | Besa | ||
Çereku i parë | 17 | 19 | |
Çereku i dytë | 21 | 14 | |
Çereku i tretë | 31 | 25 | |
Çereku i katërt | 19 | 11 | |
Kërcime | 29 | 29 | |
Asistime | 27 | 16 | |
Topa të vjedhur | 9 | 8 | |
Topa të hubur | 14 | 15 | |
Tentime për tre pikë | 9/24 | 3/12 | |
Tentime për dy pikë | 23/43 | 24/44 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 15/19 | 12/21 |
Statistikat individuale te Peja
1 | Samir Shaptahovic | 34 pikë | 12 asistime | 2 kërcime |
2 | Gerti Shima | 17 pikë | 11 kërcime | 5 asistime |
3 | Drilon Hajrizi | 12 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
4 | Fahri Breca | 9 pikë | 4 asistime | |
5 | George Oduwufa | 7 pikë | 6 kërcime | |
6 | Rron Grapci | 5 pikë | 1 asistim | 1 kërcim |
7 | Teo Simovic | 4 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Besa
1 | Arian Qallaku | 19 pikë | 3 kërcime | |
2 | Brad Kanis | 11 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
3 | Arti Hajdari | 11 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
4 | David King | 11 pikë | 4 kërcime | |
5 | Quentin Demeritte | 9 pikë | 6 asistime | 3 kërcime |
6 | Chae Philips | 5 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
7 | Sami Hajzeraj | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
8 | Blendi Matoshi | 1 pikë |