GJOBAT E FINALES
Finalja e Kupës, me mbi 2 mijë euro dënime
21 February, 2023 @14:59
FBK ka botuar edhe Informatorin e finales së Kupës së Kosovës në kategorinë e meshkujve, ndërsa skuadrat finaliste kanë marrë dënimet e tyre sipas PG-së ka bërë të ditur ky njoftim.
Fituesja e Kupës, Trepça, është dënuar me 1300 euro dënime, për shkelje të neneve 49.4, 49.10 dhe 49.13 ndërsa Prishtina është dënuar me 900 euro për shkak të shkeljeve të neneve 49.3 dhe 49.13.
Gjithashtu, trajneri i Prishtinës Ahmet Kandemir është dënuar në total me 350 euro për shkak të gabimit teknik përjashtues dhe sjelljeve josportive.
Nenet sipas PG-së:
49.3 Hedhja e gjësendeve të forta në fushë të cilat mund të shkaktojnë lëndime të lehta.
49.4 Hedhja e gjësendeve të forta të cilat mund të shkaktojnë lëndime të rënda.
49.10 Hedhja/ndezja e mjeteve piroteknike në tribuna që vështirëson zhvillimin e ndeshjes.
49.13 Animi josportiv dhe sharja apo fyerja në kor e ekipeve, zyrtarëve dhe personave tjerë.
Përndryshe, sa i përket ndeshjes Trepça shënoi fitore në një ndeshje mjaft dramatike dhe të ngushtë, ndërsa kështu mbrojti trofeun e fituar në stinorin e kaluar.