Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 4: BLAZERS - WARRIORS

Finalja e pestë rresht për kampionët

Finalja e pestë rresht për kampionët


21 May, 2019 @11:02

Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, duke e mposhtur Portlandin edhe në ndeshjen e katërt të serisë finale të Konferencës Perëndimore, për të pestën herë rresht u kualifikua në finalen e madhe.

a

Ndeshja e katërt përfundoi me rezultat 117-119 pas vazhdimeve në favor të Warriorsave.

Në mungesë të treshes Kevin Durant, Andre Iguodala dhe DeMarcus Cousins, Stephen Curry dhe Draymond Green hynë në histori të Play Offit me performancat e tyre.

Për herë të parë në histori të Play Offit, dy lojtarë nga e njejta skuadër arritën shifrat magjike triple-double në një ndeshje. Curry luajti me 37 pikë, 13 kërcime e 11 asistime, kurse Green me 18 pikë, 14 kërcime e 11 asistime.

Te Portlandi, 30 pikëshi i Meyers Leonard, 28 i Damian Lillard dhe 26 pikëshi i CJ McCollum, nuk mjaftuan për ta vazhduar serinë.

SKEMA E PLAY OFFIT

Golden State Warriors, duke u kualifikuar për herë të pestë rresht në finale, u bë skuadra e dytë në histori të NBA-së, me më së shumti paraqitje rresht në finalen e madhe, derisa rekordin është duke e mbajtur Boston Celtics, të cilët gjatë viteve 1957-1966, arritën 10 herë rresht të kualifikohen në finalen e madhe.

Warriorsat në finale do të takohen me fituesin nga duelin Milwaukee - Toronto, ku rezultati aktual është 2-1 në favor të Bucksit.


 
Të gjitha lajmet nga NBA