Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEZAI SURROI

Fisnik Rugova konfirmohet te Bashkimi

Fisnik Rugova konfirmohet te Bashkimi


22 July, 2022 @8:11

Ashtu siç njoftoi TopSporti.com dje, Fisnik Rugova është pjesë e Bashkimit të Prizrenit, pasi që lajmin e shpërndarë nga faqet e ndryshme të adhuruesve të basketbollit, vetë lojtari e ka shpërndarë në Story.

Kështu, edhe pse ende Bashkimi nuk ka zyrtarizuar asgjë, Fisnik Rugova vetë-konfirmohet si lojtar i ri i ekipit prizrenas, i pari që po dihet si risi për stinorin 2022/23.

Detajet tjera për Fisnikun, i gjeni në këtë artikull.


STATISTIKAT E FISNIKUT 2021/22




Në stinorin e fundit të Superligës, te KB Rahoveci, Rugova ka pasur mesatare prej 12.8 pikëve për ndeshje, 7.7 kërcimeve dhe 3 asistimeve, në 20 ndeshje sa ka luajtur përgjatë stinorit, me mesatarisht 32.4 minuta për ndeshje.

Ndërkaq në Ligën Unike, Rugova 32-vjeçar e 208-centimetra i gjatë ka luajtur mesatarisht 30.8 minuta për ndeshje duke shënuar 15.7 pikë për ndeshje, 5.5 kërcime dhe 2.7 asistime.

Bashkimi në anën tjetër është ndër ekipet e pakta të Superligës, që ende nuk ka zyrtarizuar ndonjë trajner të ri për stinorin e radhës, derisa pos prizrenasve vetëm edhe ish-ekipi i Rugovës, Rahoveci duket të jetë i qetë në këtë aspekt. Stinorin e fundit Bashkimi e mbylli në çerekfinale të PlayOffit dhe finale të Kupës së Kosovës. Garën e parë, në fund të stinorit me maqedonasin Dragan Radulovic, ndërsa atë të Kupës në fillim të vitit me Branimir Pavicin.

Ditë më parë Fisniku kishte zyrtarizuar ndarjen me KB Rahovecin. Ndërsa dje pas njoftimit të TopSporti.com lidhur me ardhjen e Fisnikut te Bashkimi, ekipi ka lëshuar një video-njoftim në Facebook/Instagram, duke shkruar Qetësi para stuhisë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga