Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERVASHAT

Fitore e jashtëzakonshme! Kosova U20 mposhtë Kroacinë U20

Fitore e jashtëzakonshme! Kosova U20 mposhtë Kroacinë U20


11 July, 2022 @11:38

Pas humbjes së thellë nga Maqedonia Veriore në ndeshjen e parë, Kosova U-20 në konkurrencën e femrave ka arritur fitore të jashtëzakonshme duke i mposhtur bashkëmoshataret nga Kroacia!

Një fitore, që nuk do arsyetim se si e çka ka bërë Kroacia U-20 në atë ndeshje duke ditur fuqinë basketbollistike të tyre në secilën pore të këtij sporti, - që e bën krejt Kosovën plot krenari!

E në anën tjetër Astera Tuhina me Agnesa Rrahmanin plotë shkëlqim për të sjellë gëzimin e madh, e ndoshta edhe fitoren më të madhe të vashave kosovare në secilën grupmoshë ndonjëherë në histori, Kroacia U20 60-63 Kosova U20.

Astera luajti me 28 pikë, 8 kërcime e 5 asistime në fitore, ndërsa Agnesa shënoi 19 pikë e 2 kërcime për të kompletuar fitoren e madhe të Kosovës U-20 që drejtohet nga turku Furkan Saglik dhe ndihmësja Valbona Bytyqi - basketbollistja më e mirë e Kosovës e kohës.

Dyshja në stol, Saglik-Bytyqi i dhanë mundësi loje thuajse secilës lojtare, në mënyrë të matur, për të bërë befasinë ndaj Kroacisë U-20 të drejtuar nga Cvetana Matic dhe ndihmësit Benjamin Markulak dhe Marina Mikulic.

Sot Dardanet luajnë ndaj Malit të Zi (14:15) në kuadër të Evropianit të Divizionit B që po mbahet në Shkup, ndërsa në grup kanë edhe Rumaninë, që i bie të jetë ndeshja e fundit e fazës grupore.

NDESHJET E KOSOVES U-20:

Kosova 69-83 Maqedonia V.
Kroacia 60-63 Kosova
Kosova (14h15, 11.07) Mali i Zi
Rumania (21h00, 13.07) Kosova.

GJENDJA AKTUALE NE GRUP:

1. Kosova 1-1
2. Rumania 1-1
3. Mali i Zi 1-0
4. Maqedonia V 1-0
5. Kroacia 0-2.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja