Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - DUKAGJINI

Fitore e madhe e Dukagjinit ndaj Dritës, shumë pranë shpëtimit!

Fitore e madhe e Dukagjinit ndaj Dritës, shumë pranë shpëtimit!


11 May, 2025 @18:15

Fitore e madhe për Dukagjinin në udhëtim te Drita sot!

Me titullin e kampionit të siguruar, sot gjilanasit ishin jo fort të motivuar, e këtë e shfrytëzoi maksimalisht Dukagjini, që e fitoi takimin me rezultat 0-1 (Hekuran Berisha (P) 74’).

TABELA AKTUALE

Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola, Dukagjini e gjeti fitoren me golin e shënuar nga sulmuesi Hekuran Berisha në minutën e 74’ nga pika e bardhë.

Në përgjithësi, paraqitja e skuadrës së drejtuar nga Ismet Munishi ishte mjaft e mirë sot, sidomos në aspektin mbrojtës, dhe kështu skuadra klinase tashmë i afrohet shumë qëndrimit në elitën e futbollit kosovar të paktën edhe për një sezon.


 
Të gjitha lajmet nga