Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LJUPCHO MALINKOV

Fitore e pamjaftueshme

Fitore e pamjaftueshme


7 April, 2022 @0:33

Ljupcho Malinkov, trajneri i KB Rahovecit, i ka uruar kalimin në Final Four kundërshtarit të sotëm dhe i ka dëshiruar fat aty, derisa ka thënë se fitorja e sontme e ekipit të tij nuk ka qenë e mjaftueshme për të arritur Final Fourin.

Gjithashtu ai ka theksuar se i tërë fokusi i skuadrës së tij drejtohet tash e tutje në Superligë, ku do të luajnë për të gjitha pikët që janë në opcion, ashtu që të arrijnë PlayOffin në Superligë.

“Fituam, por është dashur të fitojmë me më shumë se pesë pikë dallim. Një pikë nuk mjaftoi, si humbje. I uroj Prizrenit fitoren dhe i uroj sukses në Final Four. Tash do të fokusohemi në ndeshjet e mbetura të Superligës ku do të luajmë për të gjitha gjashtë pikët e mundshme për të arritur PlayOffin,” ka thënë Ljupcho Malinkov, që dukej se ishte i zhgënjyer nga afërsia e kalimit në katërshen më të mirë të garës, por për të cilën munguan edhe 5 pikë!

Rahoveci kishte humbur ndeshjen e parë çerekfinale me 5 pikë dallim nga Prizreni’16, ndërsa të mërkurën mbrëma fitoi me 1 pikë dallim, që s’ishte e mjaftueshme për të përmbysur rezultatin dhe për të siguruar një vend në katërshen më të mirë të Ligës Unike, që do të luftojë për trofe.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike