BOREA - PRISHTINA E RE
Fitore me vlerë “ari” nga Prishtina e Re
6 March, 2020 @19:04
Një fitore tepër e rëndësishme erdhi nga skuadra e Prishtinës së Re, e cila e mposhti Borean me rezultat 57-70.
Mbrojtja e fortë e skuadrës prishtinase në çerekun e fundit, duke pësuar vetëm 7 pikë, e solli fitoren.
Koshashënuesi më i mirë te Prishtina e Re ishte Engjull Sollova me 20 pikë, derisa me double-double luajtën Granit Makolli me 18 pikë e 13 kërcime dhe Arbër Sinani me 13 pikë e 13 kërcime. Makolli ishte larg shifrave triple-double vetëm 2 asistime (i pati 8 gjithsej).
Te Borea u dalluan Denis Rabushaj me 18 pikë, Lis Kuraja me 15 pikë dhe Leon Limoni me 10 pikë të tjera.
Prishtina e Re aktualisht gjendet në pozitën e tretë me 7 fitore e 4 humbje, kurse Borea gjendet në fund të tabelës me 1 fitore e 11 humbje.
Në xhiron tjetër Prishtina pret New Basketin, derisa Borea takohet me Dritën.