MALISHEVA - FERONIKELI 74

Fitore minimale në shtëpi, Malisheva vazhdon luftën për Evropë
11 May, 2025 @18:40
Fitore minimale dhe tri pikë tejet të rëndësishme për Malishevën sot.
Skuadra nga “Liman Gegaj” fitoi 1-0 (Valmir Berisha 72’) ndaj Niklit 74’, skuadër kjo që tash e sa kohë e ka siguruar rënien në Ligën e Parë për sezonin tjetër.
Përkundër dominimit, Malisheva sot vuajti për gol, e ai erdhi në minutën e 72’, kur Valmir Berisha shënoi pas një topi të ardhur prej krahut të djathtë.
Kjo fitore është tejet e rëndësishme për Malishevën në luftën për pozitat që dërgojnë në garat evropiane, me këtë skuadër që tenton që të paktën ta ruajë vendin e tretë, të cilin e mbajti pothuajse përgjatë gjithë sezonit.