Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - BOREA

Fitore rutinore e Vëllaznimit

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Fitore rutinore e Vëllaznimit


26 February, 2020 @22:10

Vëllaznimi e regjistroi fitoren e radhës, duke e mposhtur Borean me rezultat 87-58.

Skuadra gjakovare pjesën e parë e mbylli me 5 epërsi (39-34), derisa tempon e ngriti në pjesë të dytë dhe e mposhti kundërshtarin me 29 pikë epërsi.

Si zakonisht më i miri te Vëllaznimi ishte prizrenasi Arion Balluku me 16 pikë, 11 asistime, 5 kërcime e 5 topa të rrëmbyer, derisa u ndihmua edhe nga Albatrit Berisha me 16 pikë, Rron Koshi me 12 pikë e 8 asistime dhe Driton Rraci me 10 pikë të tjera.

Te Borea u veçuan Leon Limani me 14 pikë, Olsi Kurtaj me 11 pikë dhe Denis Rabusha me 10 pikë.

TABELA AKTUALE

Vëllaznimi gjendet në krye të tabelës me 11 fitore në po aq ndeshje, kurse Borea në fund të tabelës me 1 fitore e 10 humbje.

Skuadra gjakovare në xhiron tjetër takohet me New Basketin, derisa Borea me Prishtinën e Re.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë