PRISHTINA

BOROZANI/Edrin Shkuliqi
Fitore rutinore për kthjellje
21 March, 2013 @9:16
Kapiteni dhe njëherit basketbollisti më me përvojë i ish kampionit Sigal Prishtina, Edmond Azemi, ka shënuar 22 pikë për vetëm 24 minuta e 50 sekonda sa ka qëndruar në fushën e lojës në fitoren 106-65 ndaj Vëllaznimit.
Ai ka treguar se përkundër të gjitha dridhjeve në shtabin teknik të skuadrës, Prishtina mbetet e fortë. Azemi ka shtuar edhe 7 asistime dhe 5 kërcime në paraqitjen e tij të djeshme ndaj Vëllaznimit të dobët.
Julian Terrell ka regjistruar double-double prej 19 pikëve dhe 10 kërcimeve, prej të cilave shtatë në mbrojtje.
Prishtina ka qenë gjatë gjithë kohës në epërsi ndaj Vëllaznimit dhe ndeshja e zhvilluar në Ferizaj (për shkak se Sigal Prishtina është e dënuar me moslojë në terrenin e vetë) ka qenë një rutinë dhe vetëm si kthjellje për ish kampionët, pas humbjes së të gjitha derbive të TOP katërshes në një xhiro që është një e dhënë për historinë e klubit.
Vëllaznimi që vetëm ndjekte rezultatin, e dinte se nuk kishte gjasa për fitore, por Valon Gashi shënoi 23 herë e Allen Idrizaj 12 tjera për t’u dalluar nga bashkëlojtarët tjerë që nuk arritën ta kalonin as shifrën e dhjetëpikëshit.
Shikoni tabelën aktuale > http://borozani.com/tabelat/bkt-superliga
BKT SUPERLIGA, XHIROJA XX
Sigal Prishtina - Vëllaznimi | 106-65 Rezultati final | (34-16; 64-33; 89-46 dhe 106-65) Rrjedha e rezultatit sipas çerekëve |
SIGAL PRISHTINA/ STATISTIKAT
1 | Edmond Azemi | 22 pikë | 7 asistime | 5 kërcime |
2 | Julian Terrell | 19 pikë | 4 asistime | 10 kërcime |
3 | Fahri Breca | 13 pikë | 1 asistim | 1 top i vjedhur |
4 | Fisnik Rugova | 12 pikë | 4 kërcime | |
5 | Akida McLain | 10 pikë | 2 asistime | 4 kërcime |
6 | Granit Rugova | 9 pikë | 4 asistime | 3 kërcime |
7 | Adnan Mustafa | 8 pikë | 1 asistim | 2 kërcime |
8 | Hekuran Binxhija | 7 pikë | 9 asistime | 1 kërcim |
9 | Besnik Podvorica | 6 pikë | 1 asistim | 6 kërcime |
10 | Leonard Mekaj | 3 asistime | 3 topa të vjedhur |
VËLLAZNIMI/ STATISTIKAT
1 | Valon Gashi | 23 pikë | 9 kërcime | 1 top i vjedhur |
2 | Allen Idrizaj | 12 pikë | 7 kërcime | 1 top i vjedhur |
3 | Qëndrim Gashi | 8 pikë | 6 asistime | 2 topa të vjedhur |
4 | Sami Hajzeraj | 7 pikë | 1 asistim | 5 kërcime |
5 | Driton Rraci | 6 pikë | 6 kërcime | 2 topa të vjedhur |
6 | Blendi Kaja | 5 pikë | 1 asistim | 2 kërcime |
7 | Leutrim Berisha | 4 pikë | 1 top i vjedhur | 1 top i humbur |