Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMET E KG

Fitorja dramatike që kushtoi mbi 3 mijë euro gjoba!

Foto: KBTrepca/fb

Fitorja dramatike që kushtoi mbi 3 mijë euro gjoba!


13 May, 2022 @20:41

Trepça mbrëmë ka arritur një fitore të madhe ndaj Pejës në gjysmëfinale të PlayOffit të Superligës. Ndeshja për infrakt, që nuk gjeti fitues në kohë të rregullt, e as pas vazhdimeve të para, përfundoi në vazhdimin e dytë kur mitrovicasit fituan për të bërë serinë 2-0.

Atyre tash u duhet edhe një fitore në cilëndo nga tri ndeshje potenicale të radhës, për të arritur finalen e PlayOffit.

Ndërsa, KG ka shqiptuar dënimet pas ndeshjes, mitrovicasve u ka kushtuar mbi 3 mijë euro në total ato.

Së pari, teknike për trajnerin Lubomir Minchev ka kushtuar 300 euro. Për hudhje të gjësendeve të forta 400 euro. Organizimi i dobët i ndeshjes, 500 euro. Sjellja josportive e shikuesve ndaj gjyqtarëve, lojtarëve mik dhe personave zyrtarë, 200 euro. Hyrja e personave zyrtarë në lokalin ku përpilohet raporti i vëzhguesit, 1500 euro. Largimi në teshatore pas vërejtjes, 200 euro - për të bërë dënimet 3 mijë e 100 euro.

Ndërsa për Pejën, dënimet kanë shkuar në 500 euro, ku trajneri Marin Dokuzovski ka marrë 300 euro gjobë për teknike, ndërsa për shkak të sjelljes josportive ndaj personave zyrtarë ose gjyqtarëve, 200 të tjera.

Peja tash duhet të fitojë patjetër në secilën ndeshje, nëse do të arrijë finalen. Ndërkaq Trepçës i duhet edhe një fitore, nga tre potencialet për të siguruar finalen.

Dueli i tretë i kësaj serie, 15 maj me fillim prej orës 17:00. 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga