Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FENERBAHCE-BROSE BAMBERG

Fitorja e 22-të në shtëpi për Fenerbahçen

Fitorja e 22-të në shtëpi për Fenerbahçen


14 October, 2016 @21:20

Para ndeshjes, trajneri i Fenerbahçes, Zeljko Obradovic, kishte thënë se do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Brose Bambergit dhe ashtu doli.

Nënkampioni i Euroleagues, Feneri, gjatë lojës tentoi ta ngrit epërsinë por Brose Bambergi nuk e lejoi këtë dhe shkaktoi probleme skuadrës turke deri në sekondat e fundit, ku ndeshja megjithatë përfundoi me rezultat të ngushtë në favor të Fenerbahçes, 67-66.

Bogdan Bogdanovic, shkëlqeu me 18 pikë të shënuara te Feneri, derisa u ndihmua edhe nga Jan Vesely, Pero Antic e Ekpe Udoh me nga 10 pikë secili, ndërsa në anën tjetër më i miri ishte Darius Miller me 17 pikë, por të pa mjaftueshëm për fitore.

Kjo ishte fitorja e 22-të me radhë për kanarinat e Stamobollit, në shtëpinë e tyre Fenerbahce Ulker Arena.

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague