TOP 10 PLAYERS OF GW 1
TOP 10 e BIBL pas xhiros së parë
14 October, 2016 @0:14
Janë përcaktuar dhjetë lojtarët me paraqitje më të mirë pas xhiros së parë të kompletuar në ligën ballkanike.
Më i miri sipas Eurobasket.com është përzgjedhur basketbollisti i Kumanovës, Danilo Mijatovic, që ka qenë dominues në fitoren e ekipit të tij ndaj Teodos, duke shënuar 31 pikë dhe 7 kërcime në fitoren e ngushtë.
Menjëherë pas tij është rreshtuar Endrit Hysenagolli i SK Tiranës me 25 pikë e 9 kërcime ndërsa i treti është Mirza Ahmetbasic i Pejës me 21 pikë e 4 asistime në fitoren e verdhezinjëve.
Nga ekipet kosovare në TOP 10 në fillim të këtij stinori vend kanë gjetur vetëm dyshja e Pejës, Ahmetbasic (i treti) si dhe LaMarcus Reed, i cili u rendit në pozitën e gjashtë.
TOP 10 E XHIRO I NË BIBL:
1 | Danilo MIJATOVIC | KK Kumanova | ||
2 | Endrit HYSENAGOLLI | SK Tirana | ||
3 | Mirza AHMETBASIC | KB Peja | ||
4 | Manuel JOHNSON | SK Tirana | ||
5 | Nikola DJURASOVIC | KK Kozuv | ||
6 | LaMarcus REED | KB Peja | ||
7 | Marko PEROVIC | KK Sutjeska | ||
8 | Stjepan TESIJA | BC Beroe | ||
9 | Shane GIBSON | BC Beroe | ||
10 | Milos DJURISIC | KK Teodo |