REAL MADRID-OLYMPIACOS
Real Madrid del fitues nga derbi në hapjen e Euroleagues
12 October, 2016 @22:59
Në hapjen e Euroleagues për stinorin 2016/17, ku u ballafaquan dy gjigandët e basketbollit europian Real Madrid e Olympiacos, fitues nga përballja dolën madrilenët duke e mposhtur kundërshtarin grek me rezultat 83-65.
Ndeshja ishte e barabartë deri në fundin e çerekut të tretë dhe fillimin e çerekut të katërt, kur sulmet e Real Madridit nuk u ndaluan nga Olympiacosi dhe kontrolli i ndeshjes kaloi te skuadra spanjolle deri në fund të ndeshjes.
Sergio Llull, u dallua më së shumti me 22 pikë të shënuara, derisa në anën tjetër nuk mjaftuan 14 pikët e Matt Lojeskit për Olympiacosin.
Euroleague do të vazhdojë nesër me tri ndeshje. Kampioni aktual CSKA Moska, do të përballet me Galatasarayin në Turqi, derisa Emporio Armani do të luaj kundër Maccabi Tel Avivit dhe Crvena Zvezda do të ballafaqohet me Darussafakën.