LIVE: BEROE-PRISHTINA
Prishtina në disavantazh pas 20 minutave
12 October, 2016 @17:39
RAPORTI I PLOTË I NDESHJES
Me trepikëshin e Bojan Trajkovskit në sekondën e fundit, është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes që po zhvillohet momentalisht në Bullgari mes Beroes e Prishtinës.
Skuadrat shkuan në pushim pranë rezultatit 49-38, në të mirë të vendasve.
Kampioni në fuqi i Ballkan Ligës, Prishtina, sezonin e ri të kësaj gare nuk e ka filluar mirë, megjithatë ende nuk ka përfunduar asgjë pasi që ka edhe 20 minuta lojë deri në fund.
Më të dalluarit për Prishtinën deri më tani janë Bojan Trajkovski me 14 pikë, 5 kërcime e 1 asistim, Jabari Hinds me 9 pikë dhe Granit Rugova me 5 pikë, 1 kërcim e 2 asistime.