PRISHTINA, PEJA E BASHKIMI
Nesër skuadrat tjera të Kosovës nisin stinorin në BIBL
11 October, 2016 @10:40
Ekipi debutues nga Kosova në BIBL këtë stinor, Trepça, hapi me disfatë stinorin e ri, duke u mposhtur nga Tirana mbrëmë në “Asllan Rusi”. Borozani.com
Skuadrat tjera kosovare: Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi, ia nisin stinorit nesër mbrëma.
Prej tyre, vetëm Peja është vendase, ndërsa Sigal Prishtina e Bashkimi janë mysafire.
Peja pret ekipin e fortë maqedonas, Feni Industries në “Karagaç” (19e30) që do të jetë edhe dueli i parë i verdhezinjëve para shikuesve të vetë këtë stinor (në Superligë Peja ia nisi si mysafir ndaj Yllit).
Sigal Prishtina udhëton në Bullgari, ku do të ndeshet ndaj Beroes (17:00), ndërsa Bashkimi në IRJ Maqedoni, ku takohet me Kozuvin (19:00).
Sonte luhet vetëm një ndeshje në BIBL, ndërmjet Kumanovës dhe Teodos.