I NATYRALIZUARI
Doellman më i miri, Barça fiton përsëri
10 October, 2016 @9:12
Basketbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Justin Doellman, ka qenë lojtari më i dalluar në fitoren e vështirë të Barcelonës ndaj Baskonias në duelin e xhiros së tretë të Ligës Endesa të Spanjës.
Doellman përfundoi ndeshjen me 24 pikë të shënuara e 2 kërcime në këtë fitore të Barcelonës 98-92, që erdhi vetëm pas vazhdimeve pasi që në kohë të rregullt ndeshja përfundoi 84-84.
Pas kësaj ndeshjeje, Barcelona ka bilanc 3-0 në elitën spanjolle.