SK TIRANA

Dominimi i Hysenagollit për fitoren e parë
11 October, 2016 @10:32
Skuadra e Tiranës që po debuton këtë stinor në BIBL, ka arritur të shënojë fitoren e parë aty ndaj Trepçës mbrëmë.
Basketbollisti më efikas i ekipit bardhekaltër ka qenë qendra shqiptare, Endrit Hysenagolli, që këtë verë la Bashkimin për t’iu bashkuar Tiranës.
Hysenagolli 210 centimetra i gjatë, ka shënuar 25 pikë dhe ka realizuar 9 kërcime në këtë ndeshje, ku Tirana fitoi 78-66. Qendra 28 vjeçe ka shënuar gati një të tretën e pikëve të skuadrës në këtë fitore, duke qenë edhe lojtar i ndeshjes me efiçencë 30, sipas raportit statistikor të duelit.