INFORMATORI
Gjoba nga Komesari: Trepçës e Prishtinës nga €500, Bashkimit €375
11 October, 2016 @15:41
Pas xhiros së parë të Superligës së Kosovës në basketboll dhe regjistrimit të rezultateve nga Komesari i Garave, sot është publikuar edhe Informatori i parë i stinorit, ku janë shqiptuar edhe gjobat për disa ekipe.
Kështu, radhazi:
KB TREPÇA është gjobitur me 500 euro për shkak të mosmbajtjes së statistikave “live”.
KB BASHKIMI për shkak të hedhjes së shkrepëseve në fushë të lojës nga publiku gjobitet me 300 euro, ndërsa trajneri i ekipit Dragan Radovic për shkak të gabimit teknik me 75 euro.
KB PRISHTINA gjobitet me 500 euro për shkak të mosangazhimit të lojtarëve të lindur në vitin 1997 e më të rinj, së paku 15 minuta në lojë.