FIBA EUROPE CUP
Prishtina dhe Peja, njohin rivalët në FIBA Europe Cup
11 October, 2016 @14:35
Pas ndeshjeve të fundit eliminatore për Basketball Champions League, Sigal Prishtina dhe Peja, kanë kuptuar tashmë edhe skuadrat e fundit rivale të grupeve të tyre në FIBA Europe Cup.
Kështu, Sigal Prishtina që do të luajë në stinorin e dytë me radhë në FIBA Europe Cup përveç Demir IBB-së turke, Eniseyit rus do të ketë në grup edhe Rilski Sportisin bullgar. Këta garojnë në Grupin H të FIBA Europe Cup.
Ndërsa Peja, përveç Gaziantepit turk, tashmë në grup ka edhe AEK Larnacan qipriote dhe UBT Clujin rumun. Peja me rivalët e vetë bën pjesë në Grupin G, ndërsa këtë stinor do të debutojë në këtë garë.
Duelin e parë, Sigal Prishtina e luan më 19 tetor ndaj Demir IBB-së turke si mysafir.
Në të njejtën ditë, Peja në Rumani ndeshet me UBT Clujin.
GRUPET e ekipeve të Kosovës:
GRUPI G | AEK (Qipro) Gaziantep (Turqi) PEJA (Kosovë) UBT Cluj (Rumani) |
||
GRUPI H | Demir IBB (Turqi) Enisey (Rusi) SIGAL PRISHTINA (Kosovë) Rilski Sportist (Bullgari) |