NGA TIRANA
Erkand Karaj: Kthimi i ëndrrave
11 October, 2016 @21:39
Basketbollisti i Tiranës dhe i reprezentacionit të Shqipërisë, Erkand Karaj, në deklaratën e tij pas fitores së ekipit të tij ndaj Trepçës mbrëmë ka thënë se i është realizuar ëndrra për një kthim të tillë te Tirana.
“Rikthimi im te Tirana ka qenë ashtu si e kam ëndërruar. Jam shumë i lumtur për fitore dhe shpresoj të shkojmë edhe më lartë në BIBL. Po punoj shumë për të dhënë më të mirën në parket, por pas kësaj ndeshjeje nuk mund të flasim për emra. Fituam si ekip dhe kështu duhet të vazhdojmë të luajmë.” - ka thënë ai.
Karaj këtë verë u kthye te Tirana, derisa në këtë ndeshje, që ka qenë debutuese për Tiranën në BIBL, ka kontribuuar me 8 pikë të shënuara në 15 minuta sa ka qëndruar në lojë.