GRUPI A
Kumanova mposht Teodon
11 October, 2016 @21:43
Skuadra e Kumanovës ka shënuar fitore në duelin e parë të Grupit A të BIBL sonte, ku bëjnë pjesë edhe Sigal Prishtina e Bashkimi.
Kumanova ka mposhtur në një ndeshje të ngushtë ekipin e Teodos nga Tivati i Malit të Zi me rezultat 78-75.
Më të dalluarit te ekipi fitues kanë qenë Danilo Mijatovic me 31 pikë e 7 kërcime si dhe Dimitar Karadjovski me 12 pikë të shënuara.
Ndërsa te ekipi i Teodos u dalluan Milos Djurisic me 19 dhe Milan Stanojevic me 17 pikë të shënuara.
Sigal Prishtina dhe Bashkimi në Grupin A nisin nesër stinorin me ndeshjet e tyre si mysafir.