BEROE-PRISHTINA
Prishtina deklasohet në Bullgari
12 October, 2016 @18:37
Pas humbjes nga Bashkimi në xhiron e parë të Superligës, Prishtina është mposhtur edhe nga skuadra e Beroes në ndeshjen e zhvilluar në Bullgari në kuadër të Ligës Ballkanike.
Skuadra kampione në fuqi e kësaj gare, zhvilloi një paraqitje të dobët gjatë gjithë kohës, me fituesin që pothuajse dihej që nga çereku i dytë. Në njërën anë, Prishtina dallohej me jashtëzakonisht shumë topa të humbur, mungesë komponimi e mbrojtje të paorganizuar, e në anën tjetër te bullgarët vëreheshin akcione më të menduara dhe një mbrojtje mjaft solide.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 49-38, kurse rezultati përfundimtar ishte 86-71.
Vlen të përmendet që sezonin e kaluar Prishtina e kishte mposhtur plot 4 herë skuadrën e Beroes.
Më të dalluarit tek skuadra nga Kosova ishin Bojan Trajkovski me 22 pikë (6 trepikësha), 5 kërcime e 1 asistim, Jabari Hinds me 11 pikë e 1 asistim dhe Granit Rugova me 10 pikë, 2 kërcime e 3 asistime.
Për Beroen, e cila shënoi fitore plotësisht të merituar, u dalluan Shane Gibson me 23 pikë, 3 kërcime e 5 asistime dhe Stjepan Tesija me 17 pikë, 5 kërcime e 3 asistime.
Siç dihet, Prishtina bën pjesë në Grupin A të Ballkan Ligës, bashkë me Bashkimin, Kumanovën, Teodon, Kozuvin e Beroen.
BEROE
1 | Shane Gibson (28:17) | 23 pikë | 3 kërcime | 5 asistime |
2 | Stjepan Tesija (29:03) | 17 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
3 | Omari Gudul (28:07) | 11 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
4 | Aaron Jones (19:24) | 11 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
5 | Nikolay Nikolov (18:45) | 10 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
6 | Plamen Aleksiev (29:58) | 9 pikë | 3 kërcime | 6 asistime |
7 | Tihomir Zhelev (5:39) | 3 pikë | 2 kërcime | - |
8 | Tencho Tenchev (27:08) | 2 pikë | 4 kërcime | - |
9 | Martin Radnev (7:41) | 0 pikë | 1 kërcim | - |
10 | Todor Todorov (3:24) | 0 pikë | 1 kërcim | - |
11 | Evgeni Vasilev (2:30) | 0 pikë | - | - |
SIGAL PRISHTINA
1 | Bojan Trajkovski (23:58) | 22 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
2 | Jabari Hinds (25:33) | 11 pikë | 1 asistim | - |
3 | Granit Rugova (31:54) | 10 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
4 | Malcolm Rhett (28:51) | 8 pikë | 9 kërcime | - |
5 | Fisnik Rugova (13:03) | 8 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
6 | Lawrence Andrew (30:08) | 6 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
7 | Goran Vrbanc (19:05) | 4 pikë | 2 kërcime | - |
8 | Gerti Shima (14:06) | 2 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
9 | Edmond Azemi (13:17) | 0 pikë | 1 asistim | - |
10 | Rinor Peci | - | - | - |