Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - FENI INDUSTRIES

Peja e nis me fitore Ligën Ballkanike

Arkiv/ KB Peja/ Korniza

Peja e nis me fitore Ligën Ballkanike


12 October, 2016 @21:00

Peja ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të saj në Ligën Ballkanike.

Verdhezinjtë e mposhtën skuadrën maqedonase, Feni Industries, me rezultat 82-73, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën Karagaçi në Pejë.

Skuadra mysafire vetëm gjatë çerekut të parë kishte epërsinë në disa raste, ndërsa që nga minuta e tetë e këtij dhjetëminutëshi, Peja morri epërsinë, të cilën arriti ta mbajë deri në fund.

Peja u udhëheq në këtë ndeshje nga treshja Ahmetbasic-Reed-Veseli, të cilët e morrën mbi supet e veta barrën e shënimit të pikëve te verdhezinjtë.

Ahmetbasic ishte më efikasi me 21 pikë, derisa Reed dhe Veseli shënuan nga 19, përkatësisht 18 pikë.

TABELAT AKTUALE NË GRUPE

Peja ndeshjen e radhës e luan kundër Sigal Prishtinës në fundjavë, në kuadër të Superligës.



PEJA

1 Mirza Ahmetbasic (29:20) 21 pikë 4 asistime 3 kërcime
2 LaMarcus Reed (35:13) 19 pikë 5 kërcime 4 asistime
3 Alban Veseli (31:23) 18 pikë 3 kërcime 1 asistim
4 Maksym Ivshyn (11:41) 8 pikë 1 asistim -
5 Salih Nuhanovic (23:59) 6 pikë 8 kërcime 1 asistim
6 Noah Dahlman (18:56) 5 pikë 4 kërcime 1 asistim
7 Arti Hajdari (4:15) 5 pikë 1 kërcim -
8 Leonard Mekaj (15:51) 0 pikë 3 kërcime 2 asistime
9 Austin Tillotson (25:05) 0 pikë 3 asistime 1 kërcim
10 Rron Grapci (9:11) 0 pikë 2 kërcime -
11 Blendi Kadusha - - -
12 Egzon Kuqi - - -


FENI INDUSTRIES

1 Matija Ceshkovic (34:59) 18 pikë 4 asistime 2 kërcime
2 Kiril Nikolovski (35:45) 15 pikë 10 kërcime 1 top të vjedhur
3 Jane Petrovski (24:39) 12 pikë 6 kërcime 4 asistime
4 George Sharabidze (22:18) 10 pikë 5 kërcime 2 asistime
5 Vukota Pavic (21:08) 9 pikë 3 kërcime -
6 Andrej Magdevski (29:13) 4 pikë 2 kërcime 2 asitime
7 Gorjan Markovski (26:19) 3 pikë 4 kërcime 1 asistim
8 Predrag Pajic (5:35) 0 pikë 1 kërcim -
9 Metodija Beshliovski - - -
10 Nikola Kicev - - -
11 Milan Milkov - - -

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League