MIRZA AHMETBASIC
Ahmetbasic: Luftuam gjatë gjithë kohës
13 October, 2016 @12:06
Basketbollisti i Pejës, Mirza Ahmetbasic, në deklaratën e tij pas fitores së Pejës ndaj Feni Industries ka thënë se ekipi ka luftuar shumë për këtë fitore.
“Ka qenë fitorja e jonë e parë në shtëpi këtë stinor dhe jam i lumtur me arritjen e ekipit. Gjëja më e rëndësishme ka qenë se kemi luftuar gjatë gjithë ndeshjes. I falenderoj tifozët për përkrahje,” ka thënë ai.
Ahmetbasic ka qenë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes së djeshme, duke shënuar 21 pikë dhe duke regjistruar 4 asistime në fitoren e verdhezinjëve në nismë të BIBL.