Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEGASPORTS - PRISHTINA E RE

Fitorja e dytë për Megasportsin, ngritet në pozitën e pestë

Fitorja e dytë për Megasportsin, ngritet në pozitën e pestë


21 November, 2020 @17:34

Skuadra prizrenase Megasports, ka mposhtur Prishtinën e Re me rezultat 72-58.

Djelmoshat e trajnerit Edon Godeni, e regjistruan fitoren e dytë të sezonit, derisa më të mirët në parket ishin Ardit Osmani dhe Bleonis Tanushi.

Osmani luajti me 17 pikë, 6 kërcime e 4 asistime, kurse Tanushi me 17 pikë, 4 kërcime e 3 topa të rrëmbyer.

Te Prishtina e Re nuk mjaftuan 21 pikët dhe 9 kërcimet e Luftim Cikaqit për fitore.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e dytë e Megasportsit krahas 3 humbjeve dhe gjendet në pozitën e pestë aktualisht, derisa Prishtina e Re ka bilanc prej 1 fitoreve e 4 humbjeve.

Në xhiron tjetër Megasport takohet me Istogun, kurse Prishtina e Re me Marigona Hill Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë