Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - RAHOVECI

Fitorja e dytë rresht në Ligën Unike për Prizrenin

Fitorja e dytë rresht në Ligën Unike për Prizrenin


6 November, 2021 @20:05

Skuadra e Prizrenit duke e mposhtur Rahovecin me rezultat 95-89, ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën Unike dhe fitoren e gjashtë në Superligë.

Rahoveci çerekun e parë e mbylli me një pikë epërsi, derisa Prizreni e morri epërsinë në 10 minutëshin e dytë dhe e ngriti në 14 pikë, 58-44.

Vreshtarët në çerekun e fundit e afruan rezultatin deri në 3 pikë, por Prizreni arriti ta menxhojë më mirë fundin e lojës dhe regjistroi një fitore të rendësishëm me vlerë prej 4 pikëve.

Ivan Koljevic ishte koshashënuesi më i mirë me 27 pikë. Ai luajti edhe me 9 asistime e 4 kërcime, kurse u dallua edhe Courtney Fells me 24 pikë, 11 kërcime e 6 asistime dhe Arti Hajdari me Urim Zenelaj me nga 13 pikë secili.

Te Rahoveci më i veçuari ishte Altin Morina me 24 pikë, 6 asistime e 4 kërcime dhe Milik Yarbrough me 23 pikë, 15 kërcime e 5 asistime.

TABELA AKTUALE

Prizreni në Ligën Unike ka bilanc prej 2 fitoreve e 1 humbjeve, kurse në Superligë me 6 fitore e 3 humbje, derisa Rahoveci në Ligën Unike ende nuk ka fitore pas 3 ndeshjeve, kurse në Superligë ka bilanc prej 2 fitoreve e 7 humbjeve.

Prizreni në xhiron tjetër në Ligën Unike takohet me Vllazninën e Shkodrës, kurse në Superligë me Yllin. Në anën tjetër Rahoveci në Ligën Unike takohet me Yllin që rezultati i kësaj ndeshje do të regjistrohet edhe në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike