Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - YLLI

Fitorja e parë me 100+ pikë të shënuara për kampionin

Foto: FBK

Fitorja e parë me 100+ pikë të shënuara për kampionin


10 October, 2021 @21:07

Skuadra e Yllit ka shënuar fitoren e parë të stinorit me mbi 100 pikë të shënuara në ndeshje, duke e mposhtur Dritën e dobët, me rezultat 71-106 [8-28, 19-21, 14-28 dhe 30-29].

Kjo ka qenë fitorja e dytë me radhë e suharekasve, që janë kampionë aktual të Kosovës, ndërsa po japin shenja të këndelljes pas startit të dobët që kishin me tri humbje radhazi, duke e bërë bilansin aktualisht 2-3.

Fitorja e Yllit nuk u diskutua fare që prej fundit të çerekut të parë të ndeshjes, pasi që suharekasit e drejtuar nga Adis Beciragic bënë epërsinë 20 pikëshe pas 10-minutave të para lojë dhe pastaj gjithçka mbajtën nën kontroll për të arritur fitoren me 25 pikë epërsi.

Gëzim Morina bëri triple-double në këtë ndeshje, pasi që luajti pa pushim fare 40-minutat e plota të ndeshjes ku dha 23 pikë, 15 kërcime e 10 asistime.

TABELA AKTUALE dhe REZULTATET

Sa i përket pikëve, më efikasi te Ylli ka qenë Barret Benson me 31 pikë të shënuara, derisa edhe ai kreu lojën me double-double duke rrëmbyer 12 kërcime nën koshin e gjilanasve.

Beciragic gjithashtu, pos Morinës që i dha 40-minuta në ndeshje, shfrytëzoi edhe tërë lojtarët tjerë në dispozicion për minutazhë dhe përvojë në elitë, ku pothuajse të gjithë shënuan pikë.

Te Drita nuk kanë mjaftuar pikët e Marcus Mayersit. Amerikani i bardhekaltërve edhe pse ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 36 pikë të shënuara, ekipi nuk arriti më shumë.

Pas kësaj fitoreje Ylli ka bilans 2-3, ndërsa Drita që tashmë ka bërë dy të huaj në ekip, ende s’ka shijuar fitoren me rikthimin e saj në Superligë, duke qenë se është 0-5 në bilans.


DRITA - YLLI

Ç3: Ylli 10 minuta larg fitores

FBK Superliga

Ç3: Ylli 10 minuta larg fitores

10/10/21 @ 20:07

DRITA - YLLI

Dominimi total i Yllit, përfundon pjesa e parë

FBK Superliga

Dominimi total i Yllit, përfundon pjesa e parë

10/10/21 @ 19:39

DRITA - YLLI

Ç1: Kampioni pëson vetëm 8 pikë

FBK Superliga

Ç1: Kampioni pëson vetëm 8 pikë

10/10/21 @ 19:17

BASHKIMI - TREPÇA

Super Bashkimi, ia shkakton humbjen e parë Trepçës

FBK Superliga

Super Bashkimi, ia shkakton humbjen e parë Trepçës

10/10/21 @ 19:11

STARTING FIVE

Pesëshet e para: Drita - Ylli

FBK Superliga

Pesëshet e para: Drita - Ylli

10/10/21 @ 18:52

BASHKIMI - TREPÇA

Ç3: Ngushtohet epërsia në 1 pikë, edhe 10 minuta lojë

FBK Superliga

Ç3: Ngushtohet epërsia në 1 pikë, edhe 10 minuta lojë

10/10/21 @ 18:28

FITORE E THELLË!

Bashkimi me një hap në gjysmëfinale

FBK Superliga/Kupa e Kosovës

Bashkimi me një hap në gjysmëfinale

05/12/24 @ 20:49

AVANTAZH I MADH I KAMPIONES

Trepça me avantazh të madh në ndeshjen e parë

FBK Superliga/Kupa e Kosovës

Trepça me avantazh të madh në ndeshjen e parë

05/12/24 @ 20:43

FFK DËRGON ANKESË NË CAS

FFK-ja çon në CAS Vendimin për Rumania-Kosova

Liga e Kombeve/Kosova

FFK-ja çon në CAS Vendimin për Rumania-Kosova

05/12/24 @ 11:49

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (7)

FBK Liga e Parë

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (7)

05/12/24 @ 00:08

VËLLAZNIMI ME KAPITAL DREJT SUHAREKËS

Nuga 39 pikë, Vëllaznimi me avantazh të madh për ndeshjen e kthimit

FBK Superliga/Kupa e Kosovës

Nuga 39 pikë, Vëllaznimi me avantazh të madh për ndeshjen e kthimit

04/12/24 @ 21:47

PEJA ME AVANTAZH QË S'GARANTON SHUMË

Peja mposhti Prishtinën në duelin e parë çerekfinal

FBK Superliga/Kupa e Kosovës

Peja mposhti Prishtinën në duelin e parë çerekfinal

04/12/24 @ 21:42

VENDIMI I KDE-së

Ballkani dënohet nga KDE pas ndeshjes ndaj Dritës

FFK Superliga

Ballkani dënohet nga KDE pas ndeshjes ndaj Dritës

04/12/24 @ 20:19

ELIMINIMI NGA KUPA, I RËNDË

Artim Pollozhani dorëhiqet pas eliminimit nga Kupa e Kosovës

Kupa e Kosovës/FFK Superliga/FFK Liga e parë

Artim Pollozhani dorëhiqet pas eliminimit nga Kupa e Kosovës

04/12/24 @ 15:37

KOSOVARI - NEW BASKET

Kosovari regjistron fitoren e katërt

FBK Liga e Parë

Kosovari regjistron fitoren e katërt

04/12/24 @ 00:15

BOREA - KERASAN

Kerasani triumfon kundër Boreas

FBK Liga e Parë

Kerasani triumfon kundër Boreas

04/12/24 @ 00:10


 
Të gjitha lajmet nga