GJAKOVË

Franko Sterle rikthehet në Superligë!
19 July, 2022 @20:17
Ish-trajneri i Vëllaznimit dhe i Bashkimit, Franko Sterle është rikthyer në Superligë. Kjo pasi që pak minuta më parë ish-skuadra e tij, Vëllaznimi, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për rikthimin e kroatit në bankë të gjakovarëve, për t’i drejtuar ata edhe në Superligë për stinorin 2022/23.
Pak orë më parë, Vëllaznimi zyrtarizoi edhe ndihmës-trajnerin kroat në ekip, Josip Plantak, djalin e ish-trajenrit të Trepçës, Neven Plantak.
Sterle përndryshe ka nisur edhe në stinorin e kaluar me Vëllaznimin në Ligë të Parë dhe u nda nga ekipi në gjysmëstinor për t’ia lënë vendin Shkumbin Kumnovës, ku ky i fundit suksesshëm shpiu ekipin në Superligë.
“Franko Sterle rikthehet në poziten e krye trajnerit. Pas suksesit që pati sezonin e kaluar Franko rikthehet në krye të ekipit. Edhe pse sezonin e kaluar ishte pjesë e ekipit vetëm për gjysmën e stinorit, ishte ndër më meritorët për suksesin e ekipit. Trajneri është duke punar tash e sa kohë në ndërtimin e ekipit dhe shumë shpejt do të fillojnë pergatitjet për sezonin e ri.” - ka shkruar KB Vëllaznimi në njoftimin lidhur me trajnerin e rikthyer në skuadër.
Kujtojmë, Vëllaznimi në stinorin 2020/21 kishte rënë nga Superliga, ndërsa në stinorin 2021/22 fuqishëm kaloi në Ligë të Parë për të shënuar ekspres rikthimin në elitë, ku do të garojë në stinorin 2022/23.