PRISHTINA 2014
Galil në finale, Prishtina bie në fund
25 April, 2014 @21:32
Shpresat e mëdha të Sigal Prishtinës për një finale në vitin e debutimit të saj në ligën ballkanike u shuan në çerekun e fundit të ndeshjes gjysmëfinale ndaj Galil Gilboa.
Përkundër luftës së madhe në fushë, ekipi i Marin Dokuzovski në fund nuk pati fuqi t’i bëj ballë kampionit në fuqi të Balkan League dhe u mposht në fund me 12 pikë epërsi.
Çereku i parë u përmbyll me epërsi të lehtë të prishtinasve 19-21. Në ekipin bardhekaltër angazhimi nuk ndalej derisa ata ngritën epërsinë në 4 pikë në fund të pjesës së parë.
Nisja e pjesës së dytë solli një mbrojtje të fortë të ekipit izraelit, Galil Gilboa, por në saje të tresheve të Alban Veselit dhe luftës së pashoq të Blerim Mazrekut, ekipi i Sigal Prishtinës mbeti në lojë dhe ngriti epërsinë e përgjithshme në 5 pikë në fund të saj.
Kampioni tregoi dhëmbët në fillim të çerekut të katërt kur doli në epërsi pas serisë 8-0, por përsëri ishte Veseli që futi në lojë Sigal Prishtinën.
Loja ashpërsohet shumë në këto momente si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, derisa Galil Gilboa mban epërsinë tre deri në pesë pikë.
Në fund një dekoncentrim i prishtinasve pas mbrojtjes tejet të fortë të izraelitëve bëri që Sigal Prishtina të pësojë ndeshjen.
Galil Gilboa në finale të ligës ballkanike për herë të tretë me radhë do të ndeshet ndaj Levski Sofias, derisa Sigal Prishtina të dielën do të luftojë për vend të tretë me Balkan Botevgradin.
Statistikat ekipore:
Galil Gilboa | Sigal Prishtina | ||
Çereku 1 | 19 | 21 | |
Çereku 2 | 18 | 20 | |
Çereku 3 | 22 | 23 | |
Çereku 4 | 27 | 10 | |
Kërcime | 34 | 40 | |
Asistime | 19 | 21 | |
Bllokada | - | 1 | |
Topa të vjedhur | 6 | 5 | |
Topa të humbur | 10 | 11 | |
Tentime për tre pikë | 6/19 | 11/32 | |
Tentime për dy pikë | 24/43 | 19/40 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 20/24 | 3/11 |
Statistikat individuale te Galil Gilboa:
1 | Keneth Franklin | 20 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
2 | Gerald Robinson | 18 pikë | 6 asistime | 5 kërcime |
3 | De Shawn Sims | 16 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
4 | Amit Simchon | 13 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
5 | Anthony Younger | 13 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
6 | Richard Jackson | 6 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina:
1 | Blerim Mazreku | 16 pikë | 11 kërcime | 3 asistime |
2 | Dardan Berisha | 16 pikë | 9 asistime | 4 kërcime |
3 | Tay Waller | 13 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
4 | Alban Veseli | 13 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
5 | Edmond Azemi | 5 pikë | 3 kërcime | |
6 | Kendrick Jones | 3 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
7 | Jamar Diggs | 3 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
8 | Aurimas Kieza | 3 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
9 | Andrejs Selakovs | 2 pikë | 1 kërcim |