Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFRIKA

Gervinho-Toure sigurojnë

REUTERS/Mike Hutchins

Gervinho-Toure sigurojnë


22 January, 2013 @18:57

Pas një asistimi të Yao Gervinhos, Yaya Toure shënoi që në minutën e 8 të takimit hapës të Grupit D në Kupën e Kombeve të Afrikës, mirëpo kur gjatë sulmeve të elefantëve pritej dyfishimi i rezultatit - ata pësuan. 

Ishte Jonathan Ayite që shënoi pas një goditjeje nga këndi kur mbrojtja e Bregut të Fildishtë nuk e markoi që solli barazimin 1-1. 

Pjesa e dytë ishte shumë interesante, ku rastet vinin nga të dyja palët. Një gjuajtje e lirë e ekzekutuar maestralisht nga mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure gjeti të lirë krahsulmuesin e Arsenalit, Gervinho, që shënoi mjeshtërisht për rezultatin përfundimtar 2-1. 

Krejt në fund, dy raste të qindpërqindëta të togolezve i shpëtoi refleksivisht portieri i elefantëve, Boubacar Barry, për t’i siguruar vendin të tij fitoren. 

REZULTATI

Bregu i Fildishtë - Togo 2-1 (Yaya Toure 8, Gervinho 88 - Ayite 45)


 
Të gjitha lajmet nga