ROMA

REUTERS
De Rossi mungon 15 ditë
22 January, 2013 @14:49
Mesfushori romak, Daniele De Rossi, pas lëndimit që e pësoi në ndeshje me Interin, nuk do të paraqitet në fushë për ekipin e tij minimum për 15 ditë.
Pas skenimit që e bëri sot, atij i është konfirmuar lëndimi në muskul, i cili do ta lë jashtë urdhërave të Zdenek Zemanit për 2 javë.
De Rossi do të mungojë ndaj Interit, në Kupën e Italisë, pastaj ndaj Bolognas, Cagliarit dhe ndoshtaa Sampdorias në Serie A, derisa pritet kthimi i tij për ndeshje ndaj Juventusit në stadiumin Olimpik të Romës.