FEDERICO

REUTERS
Macheda, opcion i Stuttgartit
22 January, 2013 @7:57
Sulmuesi italian i Manchester Unitedit, Federico Macheda, mund të bëhet lojtar i Stuttgartit. Kështu ka bërë të ditur drejtori sportiv i klubit gjerman, Fredi Bobic, njofton kanali televiziv Eurosport.
“Jemi duke e përcjellë qe sa kohë. Është lojtar që e kemi në listën e ngushtë,” ka thënë ai për versionin gjerman të Eurosportit.
Macheda nuk arriti t’ia sigurojë vetes një vend në formacionin e Manchesterit për disa vite dhe po shihet si mundësi e ekipeve tjera, në mes të tyre edhe Stuttgartit.