POCCHETTINO

REUTERS/Eddie Keogh
Debuton me barazim!
21 January, 2013 @22:58
Në ndeshjen e fundit të xhiros XXIII të Premier League, të zhvilluar në St Mary’s të Southamptonit, ekipi i ri i argjentinasit Mauricio Pocchettino ka barazuar me Evertonin, pa gola.
Me pikët e marra nga kjo ndeshje të dyja ekipet nuk kanë ndërruar pozita në tabelë, duke mbetur aty ku kanë qenë edhe një xhiro më parë. Southampton në të 15-tin, e Everton në të 5-tin vend.
REZULTATI:
Southampton - Everton 0-0