AFRIKA

REUTERS/Thomas Mukoya
Prapë, pa fitore
21 January, 2013 @21:33
Kupa e Kombeve të Afrikës ka vazhduar përsëri me barazime. Të dyja ndeshjet e Grupit C të zhvilluara sonte kanë përfunduar me rezultat identik 1-1.
Kampioni aktual i Afrikës, Zambia nuk ka arritur të ruaj epërsinë e arritur në fund të pjesës së parë, pasi që Etiopia ka arritur barazimin pas 20 minutave lojë në pjesën e dytë.
E, edhe më keq i ka ndodhur Nigerisë. Përkundër se kanë avancuar heret në ndeshje nëpërmjet sulmuesit Emmanuel Emenike, në sekondat e fundit të ndeshjes, Burkina Faso, ka arritur barazimin nëpërmjet Alain Traores për të nxjerrë një pikë dhe për të lënë Grupin C, sikurse atë A - vetëm me barazime.
GRUPI C:
Zambia - Etiopia 1-1 (Mbesuma 45 - Girma 65)
Nigeria - Burkina Faso 1-1 (Emenike 22 - Traore 90)